Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka nisur Master Planin për Grumbullimet Rajonale Seleksionuese dhe Kampin Nacional U13 2026, një projekt gjithëpërfshirës që synon identifikimin, vlerësimin dhe zhvillimin e basketbollistëve më premtues të gjeneratës 2013-2014 nga e gjithë Kosova.
Prizreni ishte ndalesa e parë e projektit, ku djem dhe vajza nga rajoni treguan talentin, përkushtimin dhe pasionin e tyre për basketbollin, me ëndrrën që një ditë të veshin fanellën e Kosovës.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me FIBA, Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, klubet, trajnerët, shkollat dhe komunat, duke ndërtuar një sistem të unifikuar, transparent dhe profesional për zbulimin e talenteve që do të jenë baza e përfaqësueseve të Kosovës në vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të grumbullimeve rajonale do të mbahet Grumbullimi Final, ku do të përzgjidhen 25 djem dhe 25 vajza për të marrë pjesë në Kampin Nacional U13. Kampi Nacional do të zhvillohet nga 10 deri më në Prizren.
Në fund të kampit do të përzgjidhen 15 djem dhe 15 vajza, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet dhe turnetë ndërkombëtarë të FIBA Youth Development Fund (YDF) 2026-2027. Grumbullimet e radhës: 20 korrik – Gjakovë 22 korrik – Mitrovicë 27 korrik – Prishtinë 29 korrik – Pejë Grumbullimet Finale do të mbahen më 1 dhe 2 gusht Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.