Klubi i njohur shkrihet pas 123 vitesh histori

0%

Klubi portugez, Boavista, është shkrirë pas 123 vitesh histori, për shkak të një kolapsi financiar. Vendimi ka ardhur pas një urdhri gjyqësor, i cili e detyron skuadrën nga Porto të ndërpresë çdo veprimtari dhe të dorëzojë çelësat e stadiumit “Bessa” deri më 31 korrik.

Rënia e klubit, që u shpall kampion i Portugalisë në vitin 2001, nisi që nga përfshirja në skandalin “Apito Final” në vitin 2008 dhe dënimi me rënie nga kategoria. Edhe pse u rikthye në elitë vite më vonë, problemet ekonomike u bënë të pamenaxhueshme pas rënies së fundit në sezonin 2024/25.

Pasi iu refuzua licenca për kategoritë profesioniste, Boavista u detyrua të luante në ligat rajonale, nga ku u tërhoq pas vetëm tri ndeshjesh nën bllokadën e merkatos. Si goditje përfundimtare për këtë institucion të futbollit, stadiumi i tyre historik ka dalë tashmë në ankand publik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot