Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person mbetet i plagosur

0%

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së premtes pas të shtënave me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr trajtim mjekësor.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë dalë forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, identiteti i personit të plagosur apo autorët e dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com