Gjorgjievski është futbollisti më i ri i Shkëndijës

0%

Nënkampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, nga Tetova ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e sulmuesit 26-vjeçar Marko Gjorgjievski. Pas rënies së klubit rumun Hermannstadt në një kategori më të ulët, Gjorgjievski gjeti shpejt një skuadër të re dhe vendosi të rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Më parë ai ka luajtur në Rumani edhe për CFR Cluj, ku u transferua pas paraqitjeve të shkëlqyera me Sileksin, ekip me të cilin u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Gjatë karrierës së tij, Gjorgjievski ka fituar përvojë të konsiderueshme si në futbollin vendas, ashtu edhe jashtë vendit.

Në Maqedoninë e Veriut ai ka veshur fanellat e Brerës, Shkupit, Borecit dhe Vardarit, ndërsa në Serbi ka luajtur për Vozhdovcin dhe Radniçkin e Pirotit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot