Didier Deschamps do të largohet nga kombëtarja e Francës, pas plot 14 viteve. Ai arriti suksese të jashtëzakonshme, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2018, Fitues i Nations League në vitin 2021, Finalist në Euro 2016, Gjysëmfinalist në Euro 2024, Nënkampion i Botës në vitin 2022 dhe Gjysëmfinalist në Kupën e Botës 2026.
Deschamp, të shtunen do të drejtoj për herë të fundit Francë, derisa do të luaj kundër Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë. Tekniku francez gjatë konferencës për media foli për përballje me ”Tre Luanët”, ku tha se më më deshirë do të dëshironte të luante në finale. ”Ndihem përgjegjës në lidhje me ndeshjen që kemi, e cila nuk është miqësore.
Nuk është ajo që do të kishim preferuar , por është aty. Është vendi i tretë dhe unë kam detyrë, së bashku me stafin tim dhe lojtarët, të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur objektivin. Anglezët nuk e duan, as ne, por është aty, është objektivi dhe është ajo që kam në mendje.”, tha Deschamps.
Ai u pyet për ndeshjen e fundit me kombëtaren, derisa u tradhëtua nga emocionet, duke thënë se do ti mungojë kjo skuadër. ”Në mendjen time, e di shumë mirë se perdja e fundit bie nesër. Pa dashur të bëj askënd të qajë, e di që do të më mungojë kombëtarja franceze, por kam pasur privilegjin të jem atje duke veshur atë fanellë, të përjetoj momente madhështore dhe më të vështira.
Perdja e fundit, por jeta vazhdon. Nuk e di se çfarë do të sjellë, por unë jam një person pozitiv nga natyra; e di që do të jetë edhe mirë. Kombëtarja franceze është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time profesionale. Njëzet e pesë vjet lënë gjurmë në jetën e një burri apo gruaje, veçanërisht pasi krijon kujtime të paharrueshme.
Por gjëja e rëndësishme është gjithmonë ajo që na pret.” , ka deklaruar Deschamps.
