Vishi: Drejt finalizimit projekti për sallën e re sportive në

0%

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka njoftuar se punimet në Shkollën Fillore “Ali Asllani” në fshatin Doganaj po i afrohen përfundimit, duke theksuar se projekti do të përmirësojë kushtet për nxënësit dhe komunitetin. Përmes një postimi në Facebook, Vishi bëri të ditur se, së bashku me drejtorin e Arsimit dhe nënkryetarin e komunës, ka vizituar nga afër ecurinë e punimeve.

“Sot, së bashku me Drejtorin e Arsimit dhe nënkryetarin, vizituam ecurinë e punimeve në Shkollën Fillore ‘Ali Asllani’ në Doganaj, ku jemi pranë finalizimit të një projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe komunitetin”, ka shkruar Vishi.

Ai theksoi se salla e re sportive, bashkë me rregullimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të shkollës, është në fazën përfundimtare të realizimit. “Salla e re, së bashku me rregullimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme, po merr formën përfundimtare dhe së shpejti do të jetë në shërbim të fëmijëve tanë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky investim do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe edukative”, ka deklaruar kryetari i Kaçanikut.

Burimi: Telegrafi