Ylli i Man Cityt i ofrohet Milanit si zëvendësues i Leaos

0%

Emri i Phil Fodenit ka përfunduar në tavolinën e Milanit, pasi mesfushori ofensiv i Manchester Cityt i është propozuar klubit italian si një përforcim i mundshëm për repartin e avancuar. Sipas Claudio Raimondit nga SportMediaset , përmes MilanNeës.it, një ndërmjetës ka ofruar Fodenin te disa klube, mes tyre edhe Milani, ndërsa drejtuesit italianë po e shqyrtojnë seriozisht profilin e tij.

Reprezentuesi anglez vjen pas një sezoni të vështirë, ku marrëdhëniet me Manchester Cityn u tensionuan, deri në atë pikë sa Thomas Tuchel e la jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës. Për më tepër, me kontratën që i skadon në vitin 2027, Foden nuk ka ndërmend ta rinovojë marrëveshjen. Shifrat financiare janë të larta, por jo të pamundura.

Kërkesa e Manchester Cityt për kartonin e tij është rreth 50-60 milionë euro, një shumë që Milani beson se mund të mbulohet pothuajse tërësisht nga shitja e Rafael Leaos, nga i cili klubi shpreson të arkëtojë afërsisht të njëjtën shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pagat nuk paraqesin një pengesë të madhe, pasi të dy lojtarët përfitojnë rreth 7-7.5 milionë euro në sezon, duke e bërë këtë operacion pothuajse të barabartë nga aspekti financiar./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi