Grabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet

0%

Një 37-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka grabitur me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në lagjen nr. 16, Durrës, ku Gerald Ramaj, 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një dyqani celularësh dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 mijë lekësh të reja, e cila përbënte xhiron ditore të biznesit.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Sipas policisë, 37-vjeçari është lokalizuar dhe kapur në kohë rekord në lagjen nr. 6, Durrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot