Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira. Sipas IHMK-së, të shtunën, më 18 korrik, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
“mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira”, thuhet në njoftimin e institutit. Temperaturat minimale gjatë kësaj dite do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, bëri të ditur IHMK-ja.
Ndërkaq, për ditën e diel, më 19 korrik, parashikohet mot më i vranët, por me intervale me diell, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të dobëta shiu. “Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e institutit.
Temperaturat minimale të dielën pritet të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius. “Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së.
IHMK ka rekomanduar qytetarët që t’i përshtatin aktivitetet e tyre me kushtet atmosferike, veçanërisht gjatë orëve kur temperaturat janë më të larta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
