Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në

0%

Shpërndaje në: Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për tri vepra penale që lidhen me shitjen me dokumente të falsifikuara të një parcele dy-hektarëshe në Sllatinë. Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, M.T., L.Sh. dhe M.R., janë arrestuar nën dyshimin për “mashtrim”, “falsifikim të dokumentit” e “legalizim të përmbajtjes së rreme”.

Në njoftim të Prokurorisë është thënë se të dyshuarit duke përdorur dokumente të falsifikuara të Serbisë janë paraqitur rrejshëm si pronarë të një prone në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Ata me këto dokumente dhe identitet të rremë, sipas njoftimit, “kanë realizuar shitjen e një parcele në sipërfaqe prej dy hektarësh, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë 1.550.000 euro euro”. Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës që ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë shtetas serbë. Aty thuhet se parcela u tentua të shitej përmes noterit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. E Prokuroria ka bërë të ditur se do të kërkojë paraburgimin për ta.

Burimi: Koha