Partizanit nuk i ndahen problemet! Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit tregon se ekipi ka mbyllur seancën përgatitore para miqësores së nesërme karshi Besës së Kavajës. Në stërvitje janë evidentuar lojtarë me “peshë” si i rikthyeri Rrok Toma, i cili mori pjesë me Vllazninë në Kupat e Europës, Albers Keko apo Sidibe e Human.
Ajo çka bie në sy, përkon me mungesën e qendërsulmuesit kryesor, Xhuliano Skuka. Nuk dihet arsyeja, nëse “pyka” dibrane ka shqetësime fizike apo diçka tjetër. Miqësorja me Besën, do të jetë “testi” i parë për trajnerin e ri te “Demat e Kuq”, Florin Bratu.
