Qytetet amerikane Detroit, Chicago dhe Uashington sot kanë ndër nivelet më të këqija të cilësisë së ajrit në botë, ndërsa New Yorku renditet në vendin e katërt për ndotjen e ajrit. Qytetarët vendosin maska si n ë koh ën e pandemis ë COVID-19.
Sipas të dhënave të platformës për monitorimin e cilësisë së ajrit IQAir, indeksi i ndotjes ka arritur nivele alarmante: në Detroit është regjistruar niveli 435, në Chicago 330, ndërsa në Uashington 242, që konsiderohen nivele shumë të rrezikshme për shëndetin.
Zjarri i madh në Kanada rrethon trenin, drejtuesi filmon kalimin mes flakëve Në krahasim, qytete të njohura për ndotjen e ajrit si Jakarta, New Delhi dhe Pekini sot kanë pasur një cilësi më të mirë të ajrit. Një shtresë e dendur tymi gri ka mbuluar shumë qytete në verilindje të Shteteve të Bashkuara, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë.
Nga Arlingtoni në Virginia, ku zakonisht shihet qartë panorama e Uashingtonit, sot mezi dallohen monumente si Memoriali i Linkolnit dhe Monumenti i Uashingtonit. Banorët kanë raportuar edhe një erë të pazakontë në ajër, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarmin vjollcë, që tregon ajër shumë të dëmshëm për shëndetin. Situatë e ngjashme është raportuar edhe në New York, Boston dhe Chicago.
Banorët kanë thënë se ndjejnë erë dhe shije tymi, ndërsa autoritetet kanë këshilluar shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura për shkak të grimcave të rrezikshme në ajër. Burimi i tymit janë zjarret e mëdha pyjore që po përfshijnë provincat kanadeze Ontario dhe Quebec, si dhe shtetin amerikan Minnesota.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në zgjerimin e zonave të prekura nga zjarret. Thatësira ka bërë që toka dhe bimësia të digjen më lehtë, duke shkaktuar zjarre më të shpeshta dhe më të mëdha.
