Shpërndaje në: Zjarret në Kanada dhe në Minnesota kanë shkaktuar tym masiv që është shpërndarë në shumë vende në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qytetet e prekura janë Chicago dhe Detroiti, por edhe New Yorku dhe East Rutherfordi, aty ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës të dielën në mbrëmje.
Në SHBA kanë thënë se situata është “shumë serioze” dhe “shumë e dëmshme për shëndet”. Nuk janë dhënë detaje nëse situata do të ketë ndikim në zhvillimin normal të ndeshjes. Por në të kaluarën, ndeshje të ligës MLS janë shtyrë për shkak të kualitetit të ajrit.
