Qeveria ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet. Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave, shkruan A2. Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria më , pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme. “Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve.
Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj. (A2 Televizion)
Burimi:
Telegrafi
