Fushtica: Nga shtatori, shkollat e mesme në Prishtinë me “oficerë të

0%

Shpërndaje në: Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur se nga shtatori pritet që shkollat e mesme në kryeqytet të kenë edhe “oficerë të sigurisë”. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Fushtica ka thënë se këta zyrtarë nga Policia e Kosovës synohet që të qëndrojnë gjatë gjithë ditës nëpër shkolla.

“Jemi në diskutime me Policinë e Kosovës për implementimin nga shtatori, të programit për oficerët në shkolla, për ta rritur sigurinë në shkolla. Do ta ndajmë programin edhe me komuna të tjera. Të gjitha shkollat e mesme do të kenë oficerë të sigurisë nga Policia”, ka thënë ai duke shtuar se ky vendim është marrë pas vlerësimit të sigurisë.

Fushtica ka thënë se me Policinë e Kosovës po synohet edhe adresimi i çështjeve të sigurisë në trafik – teksa ka shtuar se për 6 muaj sivjet janë shqiptuar më shumë se 60 mijë tiketa për shkelje në komunikacion. Fushtica së fundmi është zgjedhur edhe udhëheqës i kolegjiumit të sigurisë dhe emergjencave, që është formuar në kuadër të Asociacionit të Komunave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka thënë se ky kolegjium është formuar pasi ka pasur mungesa të procedurave standarde të bashkëpunimit ndërkomunal. “Vërshimet, zjarret, fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij”, ka thënë ai. Sipas Fushticës, kjo platformë e drejtorëve të sigurisë nëpër komuna synon të krijojë qasje të uniformuar dhe standardizuar në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Sipas tij, komunat e mëdha do t’u ndihmojnë atyre më të voglave në sfidat e tyre.

Burimi: Koha