Anthony Joshua përballet me shqiptarin, ja kur dalin në ring

0%

Anthony Joshua rikthehet në ring javën e ardhshme (25 korrik), ku do të përballet me boksierin shqiptar të peshave të rënda, Kristian Prenga, para duelit të tij të “plotësisht dakorduar” me Tyson Fury, i cili pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.

Anthony Joshua rikthehet pas një mungese të gjatë, pasi nuk është parë në ring që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u përball me Jake Paul. Ajo ndeshje u kritikua gjerësisht nga opinioni publik dhe ekspertët e boksit, të cilët mendonin se nuk duhej të zhvillohej për shkak të diferencës së madhe në gjatësi, peshë, aftësi dhe përvojë mes dy boksierëve.

Megjithatë, sfida u zhvillua dhe, siç pritej, Anthony Joshua e dominoi plotësisht Jake Paulin. Për Joshua kjo sfidë ka një peshë shumë më të madhe sesa një fitore e zakonshme. Ish kampioni i botës kërkon të rikthejë besimin te vetja dhe të dëshmojë se vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të peshave të rënda..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot