Shpërndaje në: Kur Spanja dhe Argjentina takohen në finale të Kupës së Botës, të dielën, ngritja e trofeut të famshëm do të jetë gjëja e vetme në mendjen e lojtarëve. Megjithatë, rezultati në stadiumin në New Jersey mund të jetë i rëndësishëm edhe sa i takon garës për Topin e Artë. Në fakt mund të jetë vendimtar për këtë.
Epoka e dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mund të ketë ikur prej kohësh, por në vitet e fundit ka pasur gjithmonë favorit të qartë për çmimin kryesor individual në sport. Në vitin 2026 është ndryshe, shkruan BBC. Ka shumë pretendentë, ndonëse historia tregon se është e vështirë të shpallesh më i mirë pa e fituar Ligën e Kampionëve apo një turne të madh ndërkombëtar.
Edhe Botërori 2026 2 d. më parë A mund ta rrëzojnë evropianët Infantinon? A mund të vendosë finalja e Kupës së Botës se kush do ta fitojë çmimin? Lamine Yamal i Spanjës ndoshta do të jetë favorit, apo Lionel Messi i Argjentinës? Apo fitues do të jetë dikush tjetër? Në një nga garat më të forta në histori, momenti kryesor mund të mos ketë ardhur ende.
Çmimet e mëdha zakonisht i paraprijnë “Topit të Artë”. Harry Kane, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe kishin shifra të jashtëzakonshme golash gjatë edicionit 2025/2026. Por golat janë vetëm njëra anë e tregimit. Shumë shpesh, për “Topin e Artë” duhet të kesh të fituar trofe të madh kontinental apo ndërkombëtar.
Vetëm katër nga 19 fitoret e fundit në garën për “Topin e Artë” ishin të lojtarëve që nuk kanë fituar Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Kupën e Botës, Kampionatin Evropian apo Kupën e Amerikcës në të njëjtin vit. Messi e ka bërë këtë tri herë, në vitet 2010, 2012 dhe 2019, ndërsa Ronaldo në vitin 2013.
Edhe Botërori 2026 2 d. më parë Rivaliteti, lufta dhe Maradona – pse ndeshja Angli – Argjentinë shkon përtej futbollit? E drejtë apo jo, kjo dëshmon që gjasat nuk janë të mëdha për Kanen, Haalandin, Mbappen, Michael Olisen, Declan Ricen dhe Jude Bellinghamin. Ousmane Dembele e fitoi trofeun kryesor individual vjet, pasi e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.
Parisi e mbrojti trofeun kryesor në futbollin evropian dhe kjo do të thotë se Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia mund të jenë kandidatë. Dy kandidatë të tjerë paraqiten të dielën në finale. Në moshën 39-vjeçare, Messi synon ta fitojë Topin e nëntë të Artë. Ndërkohë, 19-vjeçari Yamal shpreson ta përmirësojë renditjen e vitit 2025, kur ishte i dyti.
Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Pse Rodri i kërkoi falje Bernardo Silvas? Ndonëse pak e pritur para Botërorit, Messi tashmë shihet si pretendent pasi e udhëhoqi Argjentinën deri në finale të Kupës së Botës. Me triumf, shumë gjëra do të shkonin në favor të tij. Yamal mund të jetë pengesa në finale dhe po ashtu në tentimin e Messit për tjetër Top të Artë.
Ai kishte edicion të suksesshëm te Barcelona, ndërsa me triumf eventual në Botëror do të ishte kandidati kryesor. Rrjedhimisht kush feston të dielën, pritet të festojë edhe pasi të ndahet Topi i Artë.
