Interi gati të paguajë 35 milionë euro për Spence

0%

Interi po intensifikon përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Djed Spence, dhe është i gatshëm të plotësojë kërkesën financiare të klubit anglez për kartonin e tij. Sipas raportimeve, Tottenham kërkon mes 35 dhe 41 milionë euro për 25-vjeçarin, ndërsa drejtuesit e Interit janë të gatshëm të rrisin ofertën për ta afruar mbrojtësin anglez në Serie A.

Spence ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg pas paraqitjeve të mira me Anglinë në Kupën e Botës 2026, duke tërhequr interesin e kampionëve të Italisë. Interi e sheh Spence si zëvendësuesin ideal për Denzel Dumfries dhe pritet të vazhdojë negociatat me Tottenhamin në ditët në vijim, me synimin për të arritur një marrëveshje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com