“Drita e shpirtit tem”, Dafina Zeqiri i bën dedikim emocionues djalit

0%

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po përjeton një nga periudhat më të lumtura në jetën e saj familjare, teksa djali i saj, Daskani, ka mbushur një vit jetë. Në këtë ditë të veçantë, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi emocionale nga momenti i lindjes së të birit, ku vogëlushi shihet menjëherë pas ardhjes në jetë.

Krahas imazhit të veçantë, Dafina i ka kushtuar një mesazh të mbushur me dashuri djalit të saj: “Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, ka shkruar ajo. Dedikimi i këngëtares ka përcjellë emocionet e një nëne që feston vitin e parë të një prej dhuratave më të mëdha të jetës së saj.

Ndërkohë, gëzimet për familjen e Dafinës dhe bashkëshortit të saj, Kreshnikut, nuk kanë përfunduar. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, një tjetër djalë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com