Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale

0%

Shpërndaje në: Autoritetet turke kanë arrestuar të premten 17 zyrtarë të klubeve të futbollit, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për baste të paligjshme dhe kurdisje të ndeshjeve që kanë njollosur futbollin turk. Në valën e fundit të arrestimeve, aksioni u zhvillua në Stamboll dhe nëntë provinca të tjera. Të arrestuarit dyshohet se kishin vënë baste derisa ende shërbenin në role zyrtare.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe katër drejtues të klubeve të mëdha si Galatasaray e Beshiktash. Janë lëshuar urdhra arresti edhe për dy persona të tjerë. Ka shumë muaj që autoritetet turke arrestojnë rregullisht njerëz të futbollit për kurdisje dhe baste ilegale.

Burimi: Koha