Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për dhunim, dhunë në familje dhe

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për dhunim, dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. I pandehuri dyshohet se më 22 dhe , në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Në aktakuzë pretendohet gjithashtu se Xh.Sh., gjatë një periudhe të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj brenda marrëdhënies familjare. Në një pikë tjetër të aktakuzës, ai akuzohet se në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera.

Prokuroria ka bërë të ditur se armët dhe mjetet e tjera janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore. Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Burimi: Kallxo