​Mbyllet për dy ditë rruga Brezovicë-Prevallë, zhvillohet garë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht gjatë fundjavës, për shkak se zhvillohet gara automobilistike malore “Brezovica 2026”. Në komunikatë për media thuhet se kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe , në intervalin kohor nga ora deri në .

Më 18 korrik do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës. “Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.

Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, thuhet në komunikatën për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi