Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës (QHPr) tashmë janë regjistruar dhe janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës . Sipas MKT-së, kjo është bërë e mundur pas një bashkëpunimi ndërinstitucional me saj, institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
“Qendra Historike e Prishtinës, aset i trashëgimisë kulturore – fushë e konservimit arkitektural, me numër unik 4790, është i listuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020 aprovuar me Vendimin nr. 129/2020, të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe së fundi me Vendimin nr. 117/2025, i datës , të Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”- thuhet në njoftimin e datës .
MKT-së njofton se publikimi i kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportal përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e parimit të konservimit të integruar, sipas të cilit, siç thuhet në njoftim, trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë përbërëse e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes.
“Kjo qasje mundëson koordinim më të mirë ndërinstitucional, planifikim më të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
MKTS thotë se procesi i publikimit të kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore do të vazhdojë edhe për asetet e tjera të trashëgimisë kulturore. Më , MKT njoftoi se plani i konservimit dhe menaxhimit të integruar të Qendrës Historike të Prishtinës është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Ky plan sipas tyre ofron një kornizë strategjike për mbrojtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prishtinës. Ky plan, po sipas MKT-së, është hartuar përmes një procesi bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve, ekspertëve, akterëve relevantë dhe komuniteteve lokale.
