Ja cila është favorite në finalen e Kupës së Botës, sipas basteve

0%

Më shumë se finale Botërori, kjo është një “Finalissima”. Pikërisht si ajo që duhej të zhvillohej mes kampiones së Europës dhe fitueses së “Copa América”, por që u shty fillimisht për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe më pas prej tensioneve në Lindjen e Mesme.

Tashmë, Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën, më 19 korrik, në stadiumin e New Jersey, prej orës , për titullin e kampionit të botës. Finalja premton spektakël, edhe falë duelit mes brezave: Lionel Messi dhe Lamine Yamal, pasardhësi i tij te Barcelona dhe lojtari që shumë e shohin si vazhduesin e rrugës së argjentinasit.

Simbolike mbetet fotografia ku Messi i ri i bën banjë foshnjës Lamine. Sipas kompanive kryesore të basteve, Spanja e drejtuar nga De La Fuente, që dominoi Francën në gjysmëfinale, është favorite për ta ngritur trofeun, me koeficientë 1.60–1.62. Argjentina e Scalonit, që përmbysi Anglinë në shtatë minuta, kuotohet 2.30 nga Sisal, Snai dhe Betflag për ta mbrojtur titullin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot