Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti bëri të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Goethe-Institut ka korrigjuar paraqitjen e Republikës së Kosovës në platformën e saj, duke e larguar fusnotën (*) dhe duke e trajtuar atë në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera.
“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete. Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected] , duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen” , shkroi ambasadori Ajeti.
Postim i plotë: Lajm i jashtëzakonshëm! Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Goethe-Institut ka korrigjuar paraqitjen e Republikës së Kosovës në platformën e saj, duke e larguar fusnotën (*) dhe duke e trajtuar atë në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera.
Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete. Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected] , duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.
Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!
