Alonso: Palmer është një talent i veçantë

0%

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka disa ditë që ka nisur nga puna te skuadra londineze, duke u përpjekur të nisë një aventurë të re dhe të suksesshme pas zhgënjimit të Real Madrid. Spanjolli ka patur mundësi të punojë këto ditë me Cole Palmer, talentin anglez që nuk u grumbullua në Kupën e Botës. “Kemi pasur disa seanca stërvitore tashmë.

Që nga dita e parë, mund ta shihni se Cole është një talent i veçantë, një lojtar i veçantë”, tha Alonso. “Nuk është e lehtë të kesh një të tillë, vëren cilësinë e tij dhe mënyrën se si dëshiron të luajë, vendimin e duhur në vendin e duhur. Jam i lumtur që ai ka ardhur me një humor të mirë, me një mendësi të mirë për të pasur një sezon të shkëlqyer”, shtoi Alonso.

Më tej, ai tha: “Ne mezi presim të nxjerrim më të mirën prej tij. Nëse jemi në gjendje të ndërtojmë një ekip të fortë me stabilitetin e duhur për të gjetur lojtarët kryesorë, me siguri ai do të jetë një lojtar kyç në pjesën sulmuese.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot