Pep Guardiola po shijon periudhën e tij të parë të vërtetë larg stolit pas dhjetë sezonesh në Manchester City . Në një intervistë me platformën e kriptomonedhave OKX, trajneri katalanas shpjegoi arsyet e tij për të bërë një pushim, duke shpjeguar se nuk ka asnjë nxitim për t’u rikthyer në stol .
Ky mesazh gjithashtu hedh poshtë spekulimet që e lidhën atë me një të ardhme të mundshme si trajner i Italisë. I pyetur për rivalin më të madh në karrierë, Guardiola s’ka asnjë dilemë. “Jürgen Klopp ishte rivali më i madh i karrierës sime. Ai ishte i aftë të ndryshonte sistemin çdo njëzet minuta. Ai më çmendt e”, ka thënë Guardiola.
