Gjyqtari i finales së Botërorit shpërthen në lot pasi mëson vendimin

0%

Argjentina ishte drejt një rekordi, kur i ndodhi e papritura. Në vitin 2022 u mposht nga Arabia Saudite në Botëror dhe ndaloi në shifrën e 36 ndeshjeve pa humbje. Ndryshe vetëm një më pak se rekordi që mbahet nga Italia dhe Spanja. Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte pikërisht Slavko Vinçiç.

Ky i fundit shpërtheu në lot sot, pasi mësoi se do të jetë arbitri kryesor i finales Spanjë-Argjentinë. Ndaj Arabisë është ndeshja e vetme që Argjentina ka humbur në dy Botërorët e fundit. Sa i përket Spanjës, pritet të jetë një takim i zjarrtë. Spanja nuk humbet prej 37 takimesh.

Në anën tjetër është Argjentina që në 15 ndeshjet e fundit të fazave me eliminim direkt, Copa America apo Botëror, njeh vetëm fitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot