Vedat Muriqi: Jam i denjë për këtë fanellë

0%

Futbollisti Vedat Muriqi është rikthyer te Fenerbahçe pas 6 vitesh. Ai u transferua nga Mallorca si përforcimi i madh i verës, krah Mason Greenwoodit dhe Nathan Akes. Të tre u zyrtarizuan gjatë ditës së sotme nga gjiganti turk, në një konferencë për shtyp pranë ambienteve të klubit. Muriqi, foli rreth këtij rikthimi duke u ndjerë krenar që do ta vesh fanellën e “Fenerit.

“Dua të falënderoj shumë trajnerin tim Oguz dhe vëllain e madh Cihan për fjalët e tyre të mira. Këto procese transferimi janë sfiduese. Koordinatori ynë i futbollit dhe drejtori ynë i futbollit e dinë shumë mirë këtë. Si futbollistë, duke e ditur madhështinë e Fenerbahçes, bëmë çmos për t’u treguar të gjithëve se jemi të denjë për këtë medalje.

Falënderoj trajnerët tanë të nderuar që më kanë dhënë përsëri këtë mundësi dhe tifozët tanë të çmuar. Do ta dëshmoj edhe një herë se jam i denjë për këtë fanellë. Jam i nderuar dhe krenar që e vesh përsëri këtë fanellë të nderuar”, u shpreh Muriqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot