Legjenda kroate në Kosovë

0%

Sipas traditës, të premten është mbajtur aktiviteti “Respect Your Talent” që Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) e organizon gjatë Kampionateve Evropiane të grupmoshave të reja. 48 lojtarët më të dalluar të ndeshjeve në dy Evropianët U20 që po mbahen në Prishtinë, kanë pasur rastin të premten të bashkëbisedojnë me legjendën kroate të hendbollit, Vlado Shola. 57-vjeçari është prej portierëve më të mirë që ka pasur Kroacia, ndërsa ka fituar medalje të artë dhe të bronztë olimpike, si dhe shumë medalje botërore e evropiane.

Shola ka folur dhe ka bashkëbiseduar për gjërat që kanë rëndësi për karrierën e një hendbollisti të ri. Aktiviteti është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë pjesëmarrësit. Programi “Respect Your Talent” është prezantuar nga EHF-ja për të ndihmuar lojtarët e rinj të marrin informacione të nevojshme për një karrierë sa më të suksesshme në sport.

Kjo bëhet duke angazhuar disa prej emrave më të mëdhenj të sportit, që frymëzojnë dhe udhëzojnë të rinjtë. Përfshihen tema si karriera e dyfishtë, anti-dopingu, gjendja mendore, të ushqyerit, rigjenerimi dhe plot tema të tjera të rëndësishme për sportin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot