Shumë oferta për Lukakun

0%

Shumë oferta për Lukakun! E ardhmja e Romelu Lukakut te Napoli mbetet e paqartë. Pas interesimit të raportuar nga Monaco dhe Ajax, në garë për sulmuesin belg është futur edhe klubi amerikan New York City, i cili po punon për ta bindur të transferohet në MLS.

Lukaku është një nga emrat që mund të largohet nga Napoli gjatë merkatos së verës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Burimi: Bota Sot