Camavinga drejtë Premier Ligës

0%

Camavinga drejtë Premier Ligës! Manchester City ka rikthyer interesimin për Eduardo Camavingan. Sipas raportimeve nga Spanja, trajneri i ri i Real Madridit, José Mourinho, nuk e konsideron mesfushorin francez pjesë të planeve të tij, ndërsa klubi madrilen është i gatshëm ta shesë për rreth 60 milionë euro.

Trajneri i Cityt, Enzo Maresca, e sheh 23-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën dhe drejtuesit e ekipit anglezë pritet të intensifikojnë bisedimet në ditët në vijim për të realizuar transferimin.

Burimi: Bota Sot