Policia dhe Prokuroria po hetojnë një rast të rrezikimit të një

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Janjevë të Lipjanit është duke u hetuar një rast i veprës penale “Rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”. Sipas Policisë rasti ka ndodhur më , ndërsa më datë është iniciuar vepra penale në konsultim me prokurorin.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për këtë rast kanë bërë të ditur se gjatë kohës sa një aeroplan ka qenë duke lëvizur, në drejtim të tij është lëshuar një dritë laserike më ngjyrë të gjelbër. Sipas informacioneve të siguruara, personi i dyshuar për veprën penale ende nuk është identifikuar nga autoritetet kompetente.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ndër të tjera ka treguar për KALLXO.com se me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, janë duke u ndërmarrë veprime për grumbullimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme lidhur me rastin. Ndërsa, për këtë edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil”. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës dhe të gjithë njësitet e tjera përkatëse janë duke ndërmarr veprime për grumbullimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme në lidhje me këtë rast.

Për çdo zhvillim të mëtutjeshëm lidhur me këtë çështje, do të njoftoheni me kohë.” – theksoi Shala.

Burimi: Kallxo