Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka gjobitur dy shoferë, të cilët janë zënë duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës. Ndaj tyre policia ka ndërmarrë masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
“Ndaj secilit prej drejtuesve është shqiptuar gjobë në shumën prej 500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muajve si dhe 5 pikë negative”- thuhet në njoftimin e Policisë më . Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
