Këto vende të reja pune mund të jenë mundësia që po kërkoni

0%

Nëse po kërkoni një punë të re, dëshironi të ndryshoni drejtimin profesional apo të gjeni një pozitë që përshtatet më mirë me përvojën tuaj, në Telegrafi Jobs janë hapur konkurse në fusha të ndryshme. Mundësitë aktuale përfshijnë transportin, logjistikën, shitjen me pakicë, menaxhimin dhe shërbimin ndaj klientëve. Dardania Logistics SH.P.K. kërkon vozitës me kategori C dhe C1 në Prishtinë.

Pozita u drejtohet kandidatëve me patentë valide dhe përvojë në këtë profesion, ndërsa kompania ofron pagë konkurruese, sigurim shëndetësor dhe mundësi për zhvillim afatgjatë. Një mundësi tjetër pune mund ta gjeni edhe në Viva Fresh Store, e cila ka hapur konkurs për mirëmbajtëse në Prishtinë.

Pozita u përshtatet kandidateve që kërkojnë angazhim me orar të plotë në sektorin e shitjes me pakicë. Ndërkaq, në Kamenicë, Viva Fresh Store kërkon Department Menaxher/e. Kjo pozitë u drejtohet kandidatëve me aftësi organizative dhe interesim për menaxhimin e proceseve dhe koordinimin e punës brenda departamentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, kompania ka hapur konkurs edhe për Pranues Malli në Kamenicë, me përgjegjësi në pranimin, kontrollimin dhe organizimin e mallrave në pikën e shitjes. Mundësi punësimi ofron edhe Elkos Group, e cila kërkon punëtor në depo në Xërxë. Konkursi u drejtohet kandidatëve të interesuar për angazhim në logjistikë dhe në proceset e përditshme të depos.

Në anën tjetër, Padel Zone kërkon recepsioniste në Prishtinë. Përgjegjësitë përfshijnë pritjen dhe komunikimin me klientët, menaxhimin e rezervimeve dhe pagesave, si dhe mbështetjen në funksionimin e përditshëm të qendrës. Hidhni hapin e radhës në karrierën tuaj.

Vizitoni Telegrafi Jobs , informohuni rreth kritereve të plota dhe aplikoni për pozitën që përputhet më së miri me përvojën dhe synimet tuaja profesionale. Vozitës me Kategori C dhe C1 Apliko Tani! Dardania Logistics SH.P.K. Mirëmbajtëse Apliko Tani! Viva Fresh Store Department Menaxher/e Apliko Tani! Viva Fresh Store Pranues Malli Apliko Tani! Viva Fresh Store Punëtor në Depo Apliko Tani!

Elkos Group Recepsioniste Apliko Tani! Padel Zone

Burimi: Telegrafi