Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po ndërmerren veprime në lidhje me kontrollin e cilësisë së ujit në Gostivar. “Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime pas një kallëzimi të paraqitur lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm”, thonë nga Prokuroria Themelore.
Ky veprim erdhi si pasojë e shumë rasteve ku qytetarët janë paraqitur tek urgjenca e qytetit me simptoma të njejta, kryesisht vjellje dhe diarre. Disa nga personat e prekur nga këto simptoma reaguan nëpër rrjete sociale duke thënë se nuk është helmim nga ushqimet, por dyshime mbi cilësinë e ujit të pijshëm.
Nga Komuna e as nga Ndërmarrja Komunale e ujësjellësit deri më tani nuk ka pasur asnjë sqarim për qytetarët.
