U ndal për kontroll rutinë në Skenderaj, një detaj në veturë e çoi

0%

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Skenderaj ka përfunduar me inicimin e një rasti penal ndaj një 48-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet municion i paautorizuar, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ylber Kamberin 48 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës , në rrugën “Arben Haliti” në Skenderaj, ku Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ndaloi për kontroll një automjet.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur në veturë një fishek të kalibrit 9 milimetra, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 48-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com