Ekskluzive | 70-vjeçari përfundon në ndalim, 27-vjeçarja e denoncon

0%

Një 70-vjeçar është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare në Podujevë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Gani Podvorica , 70 vjeçar, ndërsa viktima është M. F. 27 vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 korrik, rreth orës , ndërsa është raportuar në Polici nga viktima, e cila ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga 70-vjeçari. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit social, ndërsa gjatë procedurës është marrë në pyetje edhe i dyshuari, i cili i ka mohuar pretendimet e ngritura ndaj tij.

Pas konsultimit me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërsa me aktvendim të Prokurorit, Gani Podvorica është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com