U mbajt mbrëmja “Nexhmije Pagarusha”, për herë të parë në Ferizaj

0%

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, është mbajtur për herë të parë në Ferizaj në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Në sheshin “Adem Jashari”, publiku në Ferizaj ka ndjekur interpretimet e artistëve Alma Bektashi, Malvina Likaj, Samir Shehu dhe Liridon Sadriu, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Programi i mbrëmjes ka sjellë disa nga këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku është bërë pjesë e atmosferës duke iu bashkuar artistëve në interpretimin e disa prej këngëve të repertorit të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prishtina mirëpriti mbrëmjen kushtuar Nexhmije Pagarushës në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival Pas Prishtinës dhe Ferizajt, “Mbrëmja Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog, ku koncerti do të mbahet më 18 korrik, në orën , në Parkun e Qytetit.

Kjo mbrëmje është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”. Aktivitetet e festivalit janë të hapura dhe falas për publikun, me përjashtim të Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik.

Burimi: Telegrafi