Dy persona gjenden pa shenja jete në Mitrovicë dhe Vushtrri, trupat

0%

Dy raste të ndara të hetimit të vdekjes janë raportuar gjatë 16 korrikut në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ndërsa në të dyja rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti i parë është raportuar në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima nuk ishte përgjigjur në telefon, ndërsa dera e banesës është hapur me asistencën e zjarrfikësve. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku familjarët kanë njoftuar policinë se një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat e vdekjeve, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Telegrafi