Gjendet marihuanë pranë rrethojës së Qendrës Korrektuese të Dubravës

0%

Një sasi prej katër gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është gjetur pranë rrethojës së Qendrës Korrektuese të Dubravës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Autoritetet sqaruan se substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Tri ditë më vonë, më , oficerët korrektues gjatë kontrolleve të rregullta në një zonë sterile në pjesën veriore kanë gjetur 482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 9 telefona mobil, katër sim-kartela dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave. Substanca narkotike është sekuestruar nga policia.

Burimi: Kallxo