Ministrja serbe arsyeton deklaratën për “spastrim etnik”: E mendova

0%

Ministrja serbe, Snezana Paunovic, ka vazhduar paraqitjet në mediat e Serbisë pas reagimeve të shumta që shkaktoi deklarata e saj për një “spastrim etnik të Kosovës”. Pasi një ditë më parë kërkoi falje nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri serb, por jo nga shqiptarët, Paunovic u shfaq të premten në televizionin “Prva”, ku u përpoq ta arsyetonte deklaratën e saj.

Ajo tha se me “spastrim etnik” kishte menduar largimin me “vullnet të lirë” dhe jo eliminimin fizik të njerëzve. “Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë”, deklaroi Paunovic, sipas televizionit N1.

Ministrja serbe shtoi se, sipas saj, gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, personat që nuk respektonin Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë duhej të largoheshin drejt vendit që e konsideronin atdhe, ndërsa ndaj atyre që ajo i quajti “terroristë” duhej të vepronin forcat e armatosura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministarka Paunović upravo objašnjava da možda ne bi etnički očistila Kosovo od Albanaca. Samo bi ih deportovala. I to bi tako rekla samo zato da je ne bi razvlačili. pic.twitter.com/XdvPDQAKy8 — Željko Veljković (@novinarupenziji) July 17, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com