Kanoset një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

0%

Një person ka njoftuar policinë se është kanosur nga një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës , në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

Në konsultim me prokurorin, janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi