Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një burrë në Prizren. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës . Pas raportimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin, Policia ka kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 31 fishekë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
