Një 39-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjetën qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Besnik Shotani , 39 vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës , në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Gjakovë.
Operatorët e Njësisë për Reagim të Shpejtë ndaluan për kontroll një veturë Opel Astra, ku Besnik Shotani ndodhej si pasagjer. Gjatë kontrollit për siguri, policët gjetën dhe sekuestruan dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 0.88 gram.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Gjakovë, e cila ka marrë përsipër trajtimin e rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa Besnik Shotani është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga DHTN në Gjakovë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
