Shpërndaje në: Arbitri i njohur nga Sllovenia, Slavko Vinçiq, do ta drejtojë finalen e Kupës së Botës në futboll mes Spanjës dhe Argjentinës. Publikimi i emrit të arbitrit të finales është bërë nga përgjegjësi i FIFA-s për arbitrat, Pierluigi Collina, në praninë e shumë arbitrave që ishin të angazhuar në Botëror. Vinçiq shpërtheu në lot kur u publikua emri i tij nga Colina.
Ai nuk ishte favorit për ta drejtuar finalen e madhe. Të gjithë arbitrat e tjerë kanë duartrokitur. Vinçiq tashmë ka drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit evropian.
