Pas vdekjes së gjyshes së Kim Kardashian, Lewis Hamilton e mbështet

0%

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të ngrohta nga pushimet pranë një liqeni me të dashurën e tij, Kim Kardashian, dhe fëmijët e saj. Krahas imazheve familjare, Hamilton ka shkruar një mesazh prekës: “Mbajini pranë njerëzit tuaj”, duke e shoqëruar me një emoji përqafimi.

Kim Kardashian reagoi menjëherë në publikim, duke komentuar me një emoji zemre (❤️), gjest që u interpretua nga fansat si një shenjë mbështetjeje dhe afërsie mes çiftit. Lewis Hamilton, Kim Kardashian Postimi emocional vjen në një moment të vështirë për familjen Kardashian. Së fundmi është bërë e ditur se gjyshja e Kim Kardashian, Mary Jo “MJ”

Shannon, nëna e Kris Jenner, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Mesazhi i Hamiltonit është parë nga shumë ndjekës si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për Kim Kardashian dhe familjen e saj pas kësaj humbjeje. Lewis Hamilton, Kim Kardashian

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot