Në hall me ujërat e zeza në pronën e tij, banori i Kaçanikut të

0%

Banori i fshatit Kaçanik i Vjetër, Mustafë Lama, po ankohet për grumbullim ujërave të zeza në pronën e tij private. Lama tha se se po përballet me këtë gjendje që një kohë të gjatë. Ai e fajësoi Komunën e Kaçanikut se nuk po i bën zgjidhje për problemin, ndonëse, sipas tij, zyrtarët komunalë disa herë i kanë premtuar se do ta rregullojnë atë.

Lama po ashtu tregoi se gjatë reshjeve të shiut gjendja aty përkeqësohet edhe më shumë. “Kjo është mjaft shqetësuese, sepse kjo pronë është private edhe uji ku është kjo është pronë private. Nuk është komunale. Tash ujërat e shiut çka bien vijnë këtupari. Mirëpo tash një kanalizim i disa shtëpive ma naltë atje, rrjedhin këtu, se është prishë edhe ndërkohë isha në komunë.

Aty bisedova me drejtorin para Vitit të Ri, më tha pas zgjedhjeve komunale besën e ke që kemi me e rregullu. Ata kanë dalë e kanë shiku atë vendin dhe thot do ta rregullojmë shpejt. Edhe dy herë më vonë isha aty. Ata thonë se kemi me e rregullu. Tash së fundmi që isha më thot “kur t’i vjen rendi, atëherë”. Tash unë nuk e di kur i vjen rendi. Edhe këtu sipas meje duhet me e rregullu shpejt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet me rregullu shpejt.” – tha ai. Ai paralajmeroi se në rast se Komuna nuk e rregullon këtë, ai do ta mbulojë atë pjesë me dhe, e që sipas tij, pas këtij veprimi kanalizimi mund të dalë në sipërfaqe të oborreve të fqinjve të tij. Lama tutje theksoi se në rast se ai ndërmerr hapa të tillë, pas asaj nuk do ta lejojë më Komunën që t’i kryejë punimet aty.

“E tash nëse nuk bëjnë zgjidhje kurrqysh, atëherë unë detyrohem për ta mbulu këta me dhé. Me mbulu me dhé edhe zihet kjo zonë edhe këtu tani me siguri ka me hy nëpër oborre të dikujt. Mirëpo me patjetër detyrohem me bë këtë, se nuk durohen këto kështu. Aty është punë njëditore. Nuk ka punë më shumë, punë njëditore.

Kanë mundësi me e kry punën, po pse nuk e kryejnë, ata i dinë arsyet e veta. Ata mujnë me thanë se po, po, po, po, as s’është puna e pareve që kushton pale sa. Se nëse unë e zë këta me dhé, atëherë s’ka me çelë kurrkush, se është fill pronë private e imja” – u shpreh Lama. Lidhur me këtë, KALLXO.com solli pamje nga vendi i ngjarjes, të realizuara më .

Gjithashtu, KALLXO.com kontaktoi Komunën e Kaçanikut. Arian Teneqja, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë Komunë, tha se kjo do të rregullohet, mirëpo nuk dha detaje të mëtutjeshme se kur pritet të ndodhë sanimi i këtij problemi. “Po, ka një defekt aty në kanalizim, me sa jam i informuar. Po besoj që në të ardhmen do të rregullohet shpejt.

Po s’ka detaje shumë se aty nuk është najfarë problemi i madh, është një defekt në rrjet të kanalizimit aty dhe rregullohet ajo. Besoj që e keni pa aty në vend të ngjarjes. Është një kontratë që e kemi për mirëmbajtje, që e bëjmë në suaza të përgjithshme. Për atë projekt nuk ka kontratë se ajo është një problem i vogël, defekt i vogël.” – u shpreh Teneqja. www.kallxo.com

Burimi: Kallxo