Kosova U20 nuk merr pikë në ndeshjen e fortë dhe të barabartë me

0%

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka mbetur pa pikë në ndeshjen shumë të fortë dhe të barabartë me Malin e Zi. Të enjten në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Mali i Zi fitoi . Kombëtarja jonë kishte sulmin e fundit për të barazuar, por edhe shumë sulme të tjera për të kaluar në avantazh në minutat e fundit.

Megjithatë kjo nuk ndodhi dhe në fund fitorja me një gol dallim ishte për Malin e Zi. Gjatë 60 minutave është zhvilluar betejë e vërtetë sportive, që megjithatë nuk përfundoi mirë për hendbollistët tanë. Ata ishin në epërsi në periudha të gjata të ndeshjes, por u mungoi qetësia në fund. Më i dalluari te Kombëtarja jonë ishte portieri Olt Kabashi me plot 14 pritje.

Olsi Mulaj i shënoi 11 gola, ndërsa Drijon Istrefi i kishte katër. Të shtunën Kombëtarja jonë e ka ndeshjen e fundit në grup në Men’s 20 EHF Championship I. Nga ora takohet me Italinë. Të dielën janë ndeshjet për plasman përfundimtar..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot