Tre persona kanë dhënë deklarata të rreme gjatë intervistimit të tyre në Prokurori në lidhje me rastin e tentim-vrasjes të ndodhur më në Mitrovicë të Veriut. Ato nuk përputheshin me deklaratat e dhëna asokohe. Prokuroria e Mitrovicës konfirmoi për KALLXO.com se njëri prej tyre, në cilësinë e të dëmtuarit, aktualisht ndodhet në vuajtje të një dënimi për një vepër tjetër penale.
Ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. “Tre personat e intervistuar, nga të cilët njëri i dëmtuar dhe dy dëshmitarët, janë intervistuar për shkak të veprës penale ‘Deklarim i rremë’, pasi që të tre kanë dhënë deklarata krejtësisht të kundërta me ato që kanë dhënë më herët” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Nga Prokuroria nuk dhanë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit të vitit 2013. Edhe Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si – deklarim i rremë.
